Mëngjesin e ditës së hënë, më 2 nëntor 2020, në Tv1 Channel, në emisionin Start të gazetares Linda Kavaja ishte i ftuar teologu Lavdrim Hamja, imam i xhamisë së “Dy Vajzave” për të folur rreth Lindjes së Begatë të Pejgamberit (a.s) dhe 30 vjetorit të hapjes së xhamisë së Plumbit.
Gjatë bashkëbisedimit me vlerë, teologu Hamja u përgjigj pyetjeve të gazetares rreth personalitetit të Pejgamberit (a.s), ku foli për lindjen, fëmijërinë, rininë dhe periudhën e Shpalljes, kur Zoti i gjithësisë e zgjodhi Muhammedin (a.s), të jetë profeti i fundit dhe vula e gjithë Profetëve.
Ai theksoi, se ashtu si Profetët e tjerë, edhe Profeti Muhammed (a.s) u ndesh me vështirësi, kundërshtime, lëndime dhe persekutime të ndryshme, madje edhe nga njerëzit e afërt të tij, por që përmes durimit, urtësisë dhe mbështetjes hyjnore, arriti të triumfojë mbi të keqën, që kishte kapluar botën atë kohë.
Profeti Muhammed (a.s) arriti, që brenda një periudhe 23 vjeçare të Shpalljes, të transformojë popullin arab, nga një popull i zhytur në injorancë dhe vese të ulëta, në një popull që i dha dritë mbarë botës, përmes përhapjes së mësimeve dhe masazheve të fesë islame.
Ndërsa, për sa i përket 30 vjetorit të rilejimit të besimit, teologu Hamja, tha se, kjo ngjarje e madhe për popullin shqiptar, tregoi se drita e besimit nuk u shua asnjëherë në zemrat e njerëzve, sado ateizmi komunist u mundua ta shuajë atë, por nuk ia arriti.
Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:
Bashkëbisedim në Tv1 Channel rreth Lindjes së Begatë të Pejgamberit (a.s)