Të Allahut jemi dhe tek Allahu do të kthehemi!
Në moshën 87 vjeçare, ka ndërruar jetë sot, më 18 prill 2021, imami i nderuar, H. Fadil Kraja.
Myftinia Shkodër, shpreh ngushëllimet e saj për familjen dhe komunitetin, sikurse shpreh mirënjohjen më të thellë për kontributet e imamit të nderuar, që ishte një vullnetar i zellshëm në krah të Myftiut të Shkodrës, H. Fail Hoxha, në vitet më të vështira të organizimit të Myftinisë Shkodër, pas vitit 1990.
Për shumë vite, ai shërbeu si imam dhe vaiz në disa xhami të zonës Shkodër, ku dha kontributin e tij në të mirë të besimtarëve dhe aktivitetit fetar.
Ai ishte i palodhur dhe i papërtueshëm për të shërbyer me shumë përkushtim e dashamirësi, pa kërkuar shpërblime e falënderime!
Allahu i Madhëruar e pranoftë veprën e tij dhe e pranoftë në mesin e të përkushtuarve në xhenetet e Tij!
Namazi i xhenazes do të falet ditën e hënë, më 19 prill 2021, ora: 15.00, në xhaminë e Fushë Çelës (“Ebu Bekër”).