Ditën e tretë dhe të katërt të Kurban Bajramit 2021, Myftinia Shkodër bëri shpërndarjen e 37 kurbaneve, që Shoqëria Shqiptare Islame e Torontos, Kanada dhuroi për zonën e Bushatit dhe të Barbullushit.
Imami i xhamisë së Barbullushit, H. Ervis Molla me stafin e xhamive të këtyre zonave organizuan therjen dhe shpërndarjen e plotë për këto kurbane, të dhuruar nga vëllezërit e tyre shqiptarë të Torontos.
Më shumë 200 pako mish kurbani u shpërndanë për banorët e zonës së Barbullushit, Qendrën e të Moshuarve “Besa” në Barbullush, banorët e fshatit Kukël, nxënësit e kurseve të medresesë së Bushatit etj.
Myftinia Shkodër shpreh mirënjohje të thellë dhe falënderon përzemërsisht Shoqërinë Shqiptare Islame të Torontos, si dhe imamët e zonës së Bushatit dhe të Barbullushit, të cilët morën pjesë në organizimin e punës për therjen dhe shpërndarjen e kurbaneve.