Ditën e xhuma, më 27 gusht 2021 ka ndërruar jetë, “Mjeshtri i Madh”, Kujtim Alia.
“Mjeshtri i Madh”, Kujtim Alija, simbol i dashurisë për artin e muzikës dhe festivalet të fëmijëve, ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.
Pas rilejimit të besimit fetar në Shqipëri, z. Kujtim Alia, përveç profesionit të tij si muzikant, ka punuar edhe si mësues i lëndës së muzikës pranë Medresesë së Shkodrës, si dhe ka organizuar dhe drejtuar grupet rinore të këndimit të ilahive, duke filluar tek xhamia e Plumbit, salla e faljes në Parrucë, tek xhamia e vjetër e Kirasit, etj.
Gjithashtu, mjeshtri Kujtim Alija është i njohur edhe për kontributin e tij të madh në drejtimin e koncerteve të larmishme me ilahi dhe recitime, të organizuara nga Myftinia Shkodër në vitet e parë të demokracisë, me rastin e Bajrameve, Mevludeve dhe datave të tjera të rëndësishme islame.
Myftinia Shkodër i shpreh familjes së të ndjerit Kujtim Alija, ngushëllimet më të ngrohta dhe të përzemërta dhe i lutet Allahut të Madhëruar ta bëjë prej banorëve të xhenetit.