Në mëshirën e Allahut, Hafiz Shukri Kapllani

Ditën e martë, më 31 gusht 2021, në orët e para të mëngjesit ndërroi jetë në moshën 66 vjeçare, Hafiz Shukri Kapllani, imami dhe veprimtar i zellshëm i Myftinisë Shkodër.

Hafiz Shukri Kapllani, u lind në Bafra, Samsun të Turqisë, më 1 maj 1955.

Ai ka kryer shkollën e lartë të hifzit të Kuranit, pranë Diyanet Isleri Baskanligi në Turqi.

Me rihapjen e fesë në vendin tonë, në vitin 1992 ai emërohët nga shoqata “Vakfi Islam Turk Sulejmanije”, si drejtues i medresesë së Bushatit, detyrë të cilën e ka ushtruar deri në momentin e fundit të jetës së tij.

Për 29 vite, i caktuar nga Myftinia Shkodër ka shërbyer si imam në xhaminë e Bushatit dhe si një udhëzues shpirtëror për të gjithë imamët dhe besimtarët e zonës së Nën-Shkodrës.

Hafiz Shukri Kapllani është i njohur edhe për kontributin e tij të madh në mësimdhënien e lëndës së Kuranit në medresenë e Bushatit, për zërin e tij melodioz në këndimin ilahive dhe pjesëve të Mevludit Sherifit.

H. Shukri Kapllani gjatë ushtrimit të misionit të tij në Shqipëri, kryesisht në Shkodër është vlerësuar me Certefikata Mirënjohjeje nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Myftinia Shkodër.

Komuna Bushat e ka vlerësuar si: “Qytetar Nderi” për kontributet e dhëna në edukim, përhapjen e thirrjes islame, në forcimin e tolerancës, harmionisë dhe mirëkuptimit në komuntetin e zonës ku ka shërbyer për vite të tëra.

Myftinia Shkodër i shpreh familjes së rahmetliut Hafiz Shukri Kapllani, ngushëllimet më të ngrohta dhe të përzemërta dhe i lutet Allahut të Madhëruar ta bëjë prej banorëve të xhenetit!