Pasditen e së shtunës, më 23 tetor 2021, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një takim të përzemërt, të nderuarin H. Rijad Aliu, imam i xhamisë shqiptare “Dituria” në Gjenevë të Zvicrës, së bashku me pjestarët e nderuar të delegacionit.
Gjatë takimit të përzemërt, bashkëbiseduesit u fokusuan tek kontributi i shquar i imamëve dhe hoxhallarëve shqiptarë për përhapjes e dritës së udhëzimit islam kudo nëpër botë dhe veçanërisht në Zvicër.
U ndanë mendime rreth fushës së botimeve, me ç’rast, H. Rijad Aliu i dhuroi Myftiut, edhe në emër të Qendrës Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë dhe kryetarit të saj të nderuar, Mr. Fehim Abazi, veprën e titulluar: “Enciklopedia e haditheve kudsij”, botimi më i ri i kësaj qendre, përkthyer në shqip nga studiuesi mirënjohur, Dr. Bashkim Aliu.
Me rastin e kësaj vizite të shtrenjtë, Myftiu shtroi një darkë vëllazërore.