Do ta kisha vizituar me shumë qejf Shkodrën, ani pse e dija se komunizmi i kishte shkatërruar xhamitë…

"E kisha provuar të vija në Shqipëri në 1974, kur vizitova Kosovën dhe ndenja atje tre muaj, por kur kërkova të hyja në kufi me Shqipëri nga Prizreni, nuk më lejuan të hyja në vendin tim…por megjithatë unë nuk e mora inat Shqipërinë, pavarësisht se komuniste…

Do ta kisha vizituar me shumë qejf Shkodrën, ani pse e dija se komunizmi i kishte shkatërruar xhamitë…

Ne shqiptarët jemi njerëz të mirë, shumë të mirë dhe në Siri kemi ndërtuar gjysmën e Sirisë… Ne shqiptarët kemi ndërtu shtetet e tjera, po duhet me e ndërtu Shqipninë mor djema.

Shqipnia asht e bukur dhe e ka fal Zoti (xh.sh) me vende të bukura. Pse me e shkatrru na shqiptarët si në '97?

Jam pikëlluar në 1997 dhe që atëherë s’kam ardh ma në Shqipni, por du me ardh se jam plak e du me e pa për her të fundit Shqipninë dhe Shkodrën…”

Hoxha i jonë, H. Vehbi S. Gavoçi (1923 - 2013)