H. Bujar Spahiu, Kryetar i ri i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

Këshilli i Përgjithshëm i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë zhvilloi sot mbledhjen e tij të zakonshme për zgjedhjen e kryetarit të ri të institucionit.

Pas votimit të myftinjve të rretheve, anëtarëve të kryesisë së KMSH-së dhe anëtareve të Këshillit të Përgjithshem, z. Bujar Spahiu u zgjodh Kryetari i ri i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë me një mandat 5-vjeçar.