Një iftar vëllazëror me xhematin e xhamisë Dudas

Ditën e shtunë, më 25 qershor 2016, Myftinia Shkodër dhe Fondacioni "Mirësia", organizuan një iftar vëllazëror me xhematin e xhamisë së lagjes Dudas, si pjesë e bamirësisë së donatorit të kësaj xhamie, me rastin e Muajit Ramazan.

Këtë tubim të e begatë e përshëndeti Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, Myftiu i Malësisë së Madhe, H. Edmir Smajlaj, si dhe Drejtori i Fondacionit "Mirësia", z. Korab Kaja.

Gjatë fjalimeve të rastit, u theksua vlera e madhe që ka Ramazani, si një sistem i paqtë, që i afron përherë e më shumë muslimanët me njëri-tjetrin dhe nxit bamirësinë, altruizmin dhe harmoninë në komunitet.

U theksua gjithashtu se tubime të tilla, kanë një vlerë të madhe në respektimin e simbolikave të fesë, siç është edhe agjërimi i Ramazanit.

Të pranishmit kryen sëbashku edhe namazin e akshamit me xhemat, si dhe ndanë urimet dhe lutjet e përbashkëta me rastin e kësaj nate të begatë.