Imam Didmar Faja, mik i shtrenjtë i Myftinisë Shkodër!

Imam Didmar Faja, mik i shtrenjtë i Myftinisë Shkodër!

Ditën e xhuma, më 15 shtator 2023, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një takim të përzemërt Kryetarin e Këshillit të Imamëve të Arizonës, njëkohësisht Kryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar të Arizonës, Imam Didmar Faja.

Bisedat vëllazërore, kujtimet dhe eksperiencat e ndërsjellëta, ishin pjesë e bashkëbisedimit vëllazëror.

Myftiu Sytari falënderoi të nderuarin Imam Didmar Faja për vizitën dhe përgjigjen e ftesës për të marrë pjesë në aktivitetet e Myftinisë Shkodër me rastin e Mevludit Sherifë, si dhe takimeve të ndryshme me imamët, besimtarët etj.

Pas vizitës në zyrën e Myftiut, Imam Didmar Faja, mbajti hytben e xhumasë në xhaminë e Parrucës, ku hodhi dritë mbi disa prej shkaqeve që sjellin në konvertimin e amerikanëve në Islam.

Hytbeja e djalit besnik të Shkodrës krijoi një impakt pozitiv tek besimtarët e shumtë, sidomos për argumentet dhe statistikat me vlerë.

Hytben e plotë mund duke klikuar në linkun e mëposhtëm:

https://www.facebook.com/myftiniashkoder1990/videos/203379656090917