Faleminderit “Islamic Relief”!

Faleminderit “Islamic Relief”!

Ditën e martë, më 19 dhjetor 2023, Organizata Ndërkombëtare Humanitare “Islamic Relief” Albania, në kuadër të projektit: “Qasje e Integruar Drejt Zhvillimit të Qëndrueshëm për Komunitetet në Shqipëri”, ka dhuruar disa autoambulanca me vlerë për spitalet e zonës së Veriut, përfshi atë të Shkodrës.

“Islamic Relief”, si një organizatë humanitare me kontribute të vyera gjithandej nëpër botë, vazhdon të dëshmojë vlerat më të larta të frymës së bamirësisë dhe solidaritetit me komunitete në nevojë.

Si një bashkëpunëtor i kahershëm i Myftinisë Shkodër, IR, vazhdon traditën bujare të rrezatimit të shpirtit të përhapjes së dobisë, pa dallime në mesin e njerëzve.

Myftinia Shkodër shpreh mirënjohjen e saj për këtë vepër bamirëse të Organizatës Humanitare “Islamic Relief”, sikurse lutet për mbarësinë e krejt bamirësve, që herë pas here dhurojnë nga pasuria e tyre në dobi të njerëzve dhe institucioneve në nevojë.

Dhe, sikurse lexojmë në porositë e lashta islame: “Më i miri i njerëzve, është më i dobishmi i tyre për ta!”, Myftinia Shkodër bën thirrje që shpirti i bamirësisë të përhapet në masë dhe secili të përpiqet të japë e të ndihmojë, me besim e bindje në shpërblimet dhe bekimet e Allahut të Madhëruar për krejt ne!