Në mëshirën e Allahut, H. Sami Muçej!

Ngushëllim!

Në mëshirën e Allahut, H. Sami Muçej!

Në mëshirën e Allahut, H. Sami Muçej!

Ngushëllim!

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!”

Myftinia Shkodër shpreh ngushëllimet e saj me rastin e ndërrimit jetë të aktivistit veteran të leximit të Mevludi Sherifit, të nderuarit H. Sami Muçej, i cili u nda nga jeta ditën e sotme, më 31 maj 2024, në moshën 90 vjeçare.

Vlen të përmendet, se gjatë këtyre 30 viteve të fundit, zotëria i tij është angazhuar në aktivitetet e shumta dhe të larmishme të Myftinisë së Shkodrës, në xhami dhe në qytetet e ndryshme të Shqipërisë, por edhe jashtë saj, me këndimin e pjesëve të Mevludi Sherifit dhe ilahive të vjetra, të cilat i këndonte sipas mekameve të shquara të hoxhallarëve dhe ilahistëve të shquar të qytetit të Shkodrës ndër shekuj.

Përgjatë viteve Myftinia Shkodër e ka vlerësuar kontributin e zotërisë së tij, H. Sami Muçej, duke e vlerësuar disa herë me Certifikatë Mirënjohjeje, duke vlerësuar punën dhe kontributin e tij të paçmuar.

Në vitin 2017, zotëria e tij, pati mirësinë t’i dorëzojë Myftiut të Shkodrës, arkivin e Mevludit Sherifë, në përbërje të së cilit ishin fletoret me ilahi të vjetra, regjistrimi i shumë aktiviteteve dhe veprimtarive me rastin e Mevludi Sherifit në qytetin e Shkodrës, por jo vetëm.

Me këtë rast Myftinia Shkodër shpreh ngushëllimet e saj për familjen Muçej, rrethin e gjerë të besimtarëve dhe lutet, që Allahu i Madhëruar ta mëshirojë, ta pranojë veprën e tij dhe ta bashkojë me njerëzit e mirë në xhenetet e Tij në jetën e përtejme.

Lajmërojmë, se xhenazja e tij do të falet ditën e shtunë, më 1 qershor 2024, ora: 13.00, pranë xhamisë së lagjes Perash.

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!”