Përgjegjësit e sektorëve të Myftinisë, takim pune me Myftiun e Shkodrës

Përgjegjësit e sektorëve të Myftinisë, takim pune me Myftiun e Shkodrës

Përgjegjësit e sektorëve të Myftinisë, takim pune me Myftiun e Shkodrës

Paraditën e së xhumasë, më 13 dhjetor 2024, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari zhvilloi një takim pune me përgjegjësit e sektorëve në Myftininë e Shkodrës.

Gjatë këtij takimi Myftiu vuri theksin te domosdoshmëria e shfrytëzimit të kohës në shërbim të projekteve dha angazhimeve të shumta, që Myftinia Shkodër ka në shërbim të besimtarëve dhe interesave të Thirrjes Islame.

Në krye të herë, Myftiu vuri theksin te çështja e shfrytëzimit të vakëfeve dhe interesimit për tërheqjen e investitorëve të ndryshëm nga brenda dhe jashtë për të mirën e shfrytëzimit të vakëfeve, që janë një amanet i trashëguar shekullor i muslimanëve të parë.

Gjatë takimit u diskutua edhe rreth ecurisë së punimeve në xhaminë e Plumbit, punime që tashmë po i afrohen fundit dhe me mbarësinë e Allahut (xh.sh), viti 2025 që është edhe viti jubilar i 35 vjetorit të rihapjes së xhamisë së Plumbit, do të shënojë edhe inaugurimin e përfundimit të punimeve për këtë xhami shekullore dhe simbolike për muslimanët e Shkodrës dhe të mbarë Shqipërisë.

Po ashtu u vu theksi te xhamia e Tophanës dhe projekti i ri i saj, punimet për të cilin kanë nisur dhe për këtë, Myftiu kërkoi që të ketë një grup pune për të ndjekur has pas hapi dhe ditë pas dite të gjitha detajet e zbatimit të projektit për të cilin tha, se ka pasur një kosto shumë të madhe për Myftininë e Shkodrës.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për një sërë aktivitetesh dhe angazhimesh, që Myftinia Shkodër ka planifikuar për fundvitin 2024 dhe fillimin e vitit 2025.