Autoritetet fetare, lokale dhe qytetarët e Shkodrës urojnë Fitër Bajramin

Autoritetet fetare, lokale dhe qytetarët e Shkodrës urojnë Fitër Bajramin

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Myftinia Shkodër, më 30 mars 2025, në xhaminë e Parrucës, përmes përfaqësuesit të saj, teologut Arben Halluni, imamëve dhe stafit kanë pritur vizita të shumta nga drejtues të institucioneve fetare dhe lokale Shkodër, të Bashkisë, Prefekturës, përfaqësues të partive politike, deputetë, personalitete të ndryshme dhe besimtarë, të cilët kanë ardhur për të uruar këtë festë të rëndësishme për besimtarët myslimanë.

Gjatë pritjes, përfaqësuesit e Myftinisë Shkodër kanë shprehur mirënjohjen për vizitat dhe urimet e ngrohta, duke theksuar rëndësinë e vlerave të bashkëjetesës, solidaritetit dhe unitetit mes njerëzve, pavarësisht përkatësive të tyre.

Festa e Bajramit është një moment reflektimi dhe afrimi, një mundësi për të forcuar lidhjet e respektit dhe bashkëpunimit midis komuniteteve dhe institucioneve.