Konkurs kualifikues për memorizimin e Kur’anit në xhaminë e Parrucës

Konkurs kualifikues për memorizimin e Kur’anit në xhaminë e Parrucës

Konkurs kualifikues për memorizimin e Kur’anit në xhaminë e Parrucës

Ditën e mërkurë, më 9 prill 2025, në ambientet e xhamisë së Parrucës u zhvillua një konkurs paraprak i Kur’anit Famëlartë me pjesëmarrjen e 18 konkurrentëve, nxënës të mejtepeve dhe kurseve të Kur’anit nga xhamitë: “Dy Vajzat”, Kiras, Dërgut, Milan dhe “Guci e Re”.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të përgatitjeve për konkursin ndërkombëtar të Kur’anit që do të mbahet në Prishtinë, organizim i Ministrisë së Çështjeve Fetare Saudite në bashkëpunim më Ambasadën e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Shqipëri dhe Bashkësisë Islame të Kosovës.

Fillimisht, u mbajt një ceremoni hapjeje, ku të pranishmit i përshëndetën drejtuesi i sektorit të arsimit pranë Myftinisë Shkodër, teologu Arben Halluni si dhe Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Lauren Luli, të cilët vlerësuan angazhimin e të fëmijëve dhe të rinjve në mësimin dhe hifzin e Kur’anit , duke theksuar rëndësinë e edukimit fetar dhe përkushtimit shpirtëror me fjalë dhe vepra përmes Fjalëve të Allahut (xh.sh).

Konkursi përpara një jurie nga KMSh-ja përfshinte katër kategori: hifzin/memorizim të 10 xhuzave, hifzin e 5 xhuzave, hifzin e 2 xhuzave si dhe lexim të Kur’anit me rregulla të texhvidit.

Fituesit e këtij konkursi paraprak do të përfaqësojnë Myftininë e Shkodrës në konkursin ndërkombëtar të Kur’anit që do të zhvillohet në Prishtinë në datat 01-05 maj 2025.