
Nis cikli 2 i hytbeve të xhumasë në xhaminë e Plumbit
Pas përfundimit me sukses të ciklit të parë të qarkullimit të hatibëve në xhaminë e Plumbit, gjatë periudhës 30 maj – 29 gusht 2025, ku besimtarët patën mundësi të dëgjojnë ligjërimet e imamëve dhe thirrësve islamë të nderuar të qytetit të Shkodrës sipas listës së afishuar kohem më parë, tashmë nisë cikli i dytë i këtyre hytbeve bazuar në idenë e qarkullimi të hatibëve me qëllim përhapjen e dobisë dhe tërheqjen e besimtarëve të ndryshëm nga xhamitë dhe lagjet e ndryshme të qytetit të Shkodrës drejt xhamisë së Plumbit në këtë atmosferë të begatë të 35 vjetorit të rihapjes së saj.
Cikli i dytë i hytbeve në xhaminë e Plumbit i kushtohet tërësisht periudhës së begatë të Mevludi Sherifit, sipas një programi të afishuar dy ditë më parë, ku sipas programit të përcaktuar do të ligjërojnë imamët e nderuar:
- 5 shtator 2025 | H. Alban Kali: Hz. Muhammedi (a.s), i fundit pejgamber.
- 12 shtator 2025| H. Besim Barbullushi: Hz. Muhamedi (a.s) dhe kujdesi për fëmijët.
- 19 shtator 2025 | H. Ardit Hoxha: Mëshira në shembullin e Hz. Muhammedit (a.s).
- 26 shtator 2025 | H. Ervin Juku: Hz. Muhammedi (a.s) dhe mosha e tretë.
- 3 tetor 2025 | H. Ervis Molla: Hz. Muhammedi (a.s), shembulli më i mirë!
- 10 tetor 2025 | H. Sadri Ujkaj: Hz. Muhammedi (a.s), prind i mëshirshëm.
- 17 tetor 2025 | H. Anis Agovi: Hz. Muhammedi (a.s) dhe mëshira për jomuslimanët.
- 24 tetor 2025 | H. Arben Halluni: Hz. Muhammedi (a.s) dhe rinia.
- 31 tetor 2025 | H. Ademir Xama: Hz. Muhammedi (a.s) në sytë e elitave botërore.
Ky projekt, i cili ka tërhequr vëmendjen e besimtarëve dhe ka marrë vlerësimet e tyre do të vazhdojë edhe më tej, me qëllim kthimin e xhamisë së Plumbit në një pikë referimi edhe në këtë drejtim.