Paraditën e së enjtes, më 21 qershor 2018, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari zhvilloi një takim pune me grupin e imamëve teologë të angazhuar me derset javore në xhamitë e Shkodrës.
Gjatë këtij takimi u diskutua për vlerën dhe dobinë e madhe që ka për frekuentuesit e xhamive tona gjallërimi i jetës fetare nëpërmjet shumësisë dhe larmisë së derseve javore, që mbledhin komunitetin përreth imamëve dhe rritjes në aspektin dituror.
Pas analizimit të tabelës së mëparshme, u vendos që derset javore të rinisin nga e hëna, më 25 qershor 2018, pas ndërprerjes gjatë muajit Ramazan.
Imamët ranë dakort për disa ndryshim në disa prej detajeve të këtij projekti, që do të bëhet publik shumë shpejt.
Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për disa çështje të brendshme që lidhen me cilësinë e hytbes së xhumasë, gjuhën dhe nivelin e komunikimit në komunitet dhe angazhimet e imamit në xhami.
Poashtu u ra dakort për tabelën e orareve të ezanit të sabahut dhe faljes së tij në të gjitha xhamitë e Shkodrës dhe gjallërimin e xhamisë së fshatit Luarëz përgjatë sezonit veror.