Myftinia Shkodër shpërndan pako me mish kurbani për invalidë

Ditën e dytë të Kurban Bajramit, më 22 gusht 2018, Myftinia Shkodër me rastin e festës së begatë të Kurban Bajramit bëri shpërndarjen e 30 pakove me mish kurbani për personat me aftësi ndryshe.

Kjo gjë u arrit falë mirësisë dhe bashkëpunimit të institucioneve partnere të ndryshme, të cilat kontribuojnë herë pas here me ndihma humanitare për shtresat në nevojë.

Përfaqësuesi i Myftinisë Shkodër, teologu Arben Halluni uroi festën e Kurban Bajramit kësaj shtrese të veçantë të shoqërisë sonë dhe theksoi se institucioni i Myftinisë Shkodër ka gjithmonë në vëmendje njerëzit në nevojë, sidomos me rastin e festave islame.

Kryetari i shoqatës së invalidëve Para & Tetrapelgjikë, z. Saimir Beqiri ndër të tjera tha, se kjo nisëm erdhi falë bashkëpunimit të frytshëm me Myftininë Shkodër dhe shprehu falënderimet e përzemërta për këtë kontribut të dhënë, në ndihmë të këtyre personave. Gjejmë rastin t’ju urojmë gjithë besimtarëve myslimanë, gëzuar dhe për shumë vjet festen e Kurban Bajramit. Urojmë sa më shumë mirësi, tolerancë dhe solidaritet mes njëri-tjetrit.