Myftiu: “Islami ynë është bekim i përhershëm për jetën e njeriut!”

 

Mbrëmjen e së enjtes, më 4 tetor 2018, në kuadër të ligjëratave të përjavshme në xhamitë e Shkodrës, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, mbajti dersin e tij të javës në xhaminë e Tophanës.

Në ligjëratën e kësaj mbrëmjeje, Myftiu u përqendrua edhe tek të drejtat e pjestarëve të familjes dhe gruas në veçanti, duke theksuar se në Islam secili individ dhe pjestar i familjes e gjen veten komod, rrethuar nga bekimet dhe përkudesja hyjnore.

Ai tha se në jetën e Resulull-llahut (a.s.) ka shembuj të shumtë të argëtimit në familje, përkujdesjes së theksuar ndaj bashkëshortes, të dëshmuarit i dobishëm dhe i rujtjes së dinjitetit të familjes, edukimit të fëmijëve dhe kujdesit për ecurinë e tyre në jetë, etj.

Myftiu theksoi se: “Islami ynë, është bekim i përhershëm për jetën e njeriut! Kudo ndër shekuj, kemi parë shembuj të mrekullueshëm të dëshmimit të kësaj mirësie që e merr njeriun për dore, për ta nxjerrë nga bataku i errësirës në dritë, nga padija në urtësi dhe nga shkelja e të drejtave në bekimet e të drejtave të respektuara dhe lirisë së shëndoshë!”.