Ditën e enjte, më 17 janar 2019, një grup besimtarësh shkodranë, nën drejtimin e teologut Naim Drijaj, imam i xhamisë Parrucë, u nisën për të vizituar Kudsi Sherifin, ku ndodhet edhe xhamia Aksa, e treta e vendeve të shenjta islame.
Grupi i vizitorëve të Aksasë u pritën edhe nga Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, i cili i uroi me rastin e kësaj vizite historike.
Myftiu foli mbi vlerën e këtij vendi dhe stacioneve të ndryshme, nëpër të cilat ia vlen të ndalesh e të përkujtosh një histori shekullore të mbushur me gjurmë pejgamberësh, ngjarjesh të shenjta e lutjesh të shumta që mbushin atë atmosferë të bekuar.
Sipas kontakteve, grupi i besimtarëve shkodranë kanë mbërritur shëndosh e mirë në Kudsi Sherifë dhe sot do të falin namazin e xhumasë në xhaminë e shenjtë të Aksasë.