Myftiu bashkëbisedoi me teologet e Medredesë

Paraditën e së mërkurës, më 13 shkurt 2019, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, zhvilloi një takim pune me teologet e Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”, dega e vajzave.

Në qendër të këtij takimi ishte konferenca e 9-të vjetore e imamëve, teologëve, vaizeve dhe thirrësve islamë të Shkodrës, që zhvillohet zakonisht në fund të muajit shkurt të çdo viti.

Myftiu vlerësoi kontributin e mësueseve edukatore, që kanë një përgjegjësi shumë të madhe në edukimin e brezit të ri me frymën e dashurisë për All-llahun dhe fenë e Tij.

Njëkohësisht, u diskutua edhe mbi rrugët e shtimit të aktivitetit për motrat muslimane dhe rininë, në kuadër të aktivitetit të përvitshëm të Myftinisë Shkodër.