Në kuadër të vizitave që po zhvillojnë në Medinen e Ndriçuar, haxhilerët nga Shkodra u ndalën ditën e shtunë, më 17 gusht 2019, në xhaminë e Kubasë, ku falën edhe dy rekate, sipas traditës së Hz. Muhammedit (a.s.), në zonën e Uhudit, ku shekuj më parë u zhvillua një ndër betejat më të mëdha në jetën e të Dërguarit të All-llahut (a.s.), si dhe në xhaminë e dy kibleve.
Ata dëgjuan shpjegimet që lidhen me historinë e këtyre dy vendeve dhe mesazhet për realitetet e sotme të botës islame.
Haxhilerët tanë po vijojnë qëndrimin në Medine, ku po kryejnë faljet dhe lutjet ditore në xhaminë e Pejgamberit (a.s.).