Ditën e dytë të Kurban Bajramit, të hënën, më 12 gusht 2019, Myftinia Shkodër me rastin e festës së begatë të Kurban Bajramit ka shpërndarjen pako të shumta me mish kurbani për njerëzit në nevojë dhe personat me aftësi ndryshe, por jo vetëm.
Shpërndarja e pakove me mish kurbani, u arrit falë mirësisë dhe bashkëpunimit të institucioneve partnere të ndryshme, veçanërisht Ambasada e Kuvajtit në Tiranë, të cilët kontribuojnë herë pas here me ndihma humanitare për shtresat në nevojë.
Me këtë rast, u ndihmua edhe shoqata e personave me aftësi të kufizuar, ku përfaqësuesi i Myftinisë Shkodër, teologu Arben Halluni pasi i uroi festën e Kurban Bajramit theksoi se institucioni i Myftinisë Shkodër i ka përherë në vëmendje, sidomos me rastin e festave fetare islame.
Nga ana tjetër, kryetari i shoqatës së invalidëve Para & Tetrapelgjikë, z. Saimir Beqiri shprehu falënderimet e përzemërta për këtë kontribut të Myftinisë Shkodër, në ndihmë të kësaj shtrese. Ai gjithashtu uroi festën e Kurban Bajramit për gjithë besimtarëve myslimanë, duke u lutur për mbarësi dhe lumturi në familjet e tyre.