Myftiu ligjëroi në xhaminë e Gucisë së Re

Pas akshamit të së shtunës, më 18 janar 2020, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, mbajti një ligjëratë në xhaminë e fshatit Guci e Re.

Fillimisht, Myftiu falënderoi imamin e kësaj xhamie, këshillin e xhamisë dhe imamin e saj, z. Bledar Kodra, për përkujdesjen e vazhdueshme ndaj kësaj xhamie dhe tërheqjen e rinisë, që janë pjesë e pandarë e xhamive tona.

Në ligjëratën e tij, Myftiu u ndal tek shfrytëzimi i kohës për të arritur qëllimet e larta në jetë. Ai iu drejtua të rinjve të pranishëm që të vlerësojnë çdo moment të jetës për të dëshmuar në mënyrën më të bukur besimin e dhe Islamin e tyre, duke spikatur në çdo fushë të jetës.

Myftiu solli në vëmendje të besimtarëve ajete dhe hadithe që nxisin shfrytëzimin e kohës dhe mbi të gjitha madhërimin e saj, duke e konkretizuar me shembuj nga jeta e njerëzve të suksesshëm, që kanë arritur majat e shoqërisë, falë besimit, vullnetit dhe respektimit të kohës.