Mbrëmjen e së hënës, më 15 shkurt 2021, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, ligjëroi në xhaminë e Zusit, ku foli rreth tefsirit të sures “El-Fatiha”.
Myftiu nxiti leximin e vazhdueshëm për të kuptuar vlerat e dhe domethënien e lutjeve dhe sureve që lexohen, kryesisht në namazet ditore.
Ai tha se muslimanët duhet të ruajnë sistemin e tyre të vlerave dhe mos të ndryshojnë rregullin që Zoti ka vendosur në natyrë; zgjimi herët, para lindjes së diellit, falja me rregull e namazeve ditore, si rregullatorë të jetës, lodhja për fitimin e hallallit dhe mos kalimi i natës pa gjumë, duke humbur natën pas rrjeteve sociale, lojërave e filmave, që e vrasin kohën në heshtje dhe ndikojnë në transformimin e sistemit tonë të të jetuarit sipas traditës së Hz. Muhammedit (paqja qoftë mbi të).
Më pas, Myftiu shpjegoi kuptimet e sures më të përdorur dhe vlerat e saj në marrëdhëniet e muslimanit me besimin e tij.