Takim me imamët e Shkodrës në hyrje të ditëve të Dhul-Hixhes

Ditën e enjte, më 30 qershor 2022, në ambientet e xhamisë së Parrucës u zhvillua mbledhja e radhës me imamët e xhamive të Shkodrës.

Mbledhja u drejtua nga teologu Arben Halluni, ku në vend të Myftiut të Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari paraqiti udhëzimet për ditët e Dhul-Hixhes dhe sezonit veror, i cili në mes të udhëzimeve kërkoi që duke nisur nga dita e xhuma e datës 1 korrik 2022, dersi para xhumasë dhe hytbet të përqendrohen në hedhjen dritë mbi vlerën e kësaj periudhe të begatë, të ftohen besimtarët drejt pendimit, shtimit të adhurimeve, bamirësisë, ruajtjes së lidhjes farefisnore, përmirësimit të komunikimit në komunitet, bërjes së kurbanit, etj.

Gjithashtu, teologu Halluni i kërkoi imamëve, që gjatë sezonit veror në bashkëpunim me sektorët e rinisë dhe të arsimit të ketë më tepër angazhim në mirëmbajtjen dhe hapjen e kurseve të reja fetare dhe edukative si dhe të zhvillohen aktivitete që ofrojnë të rinjtë dhe fëmijët me xhaminë dhe moralin e saj.

Gjatë mbledhjes pati edhe diskutime nga imamët në lidhje me rendin e ditës, si dhe u dhanë ide e sugjerime për ruajtjen dhe forcimin e harmonisë dhe bashkëpunimit në mes besimtarëve dhe më të gjithë njerëzit vullnetmirë.