U zhvillua takimi periodik i imamëve dhe muezinëve të Shkodrës

U zhvillua takimi periodik i imamëve dhe muezinëve të Shkodrës

Paraditën e së mërkurës, më 7/6/2023, u zhvillua takimi periodik i radhës i imamëve dhe muezinëve të Myftinisë Shkodër.

Në krye të herës, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, iu drejtua të pranishmëve me fjalën e rastit, ku dha edhe udhëzimet e duhura për periudhën aktuale dhe vazhdimësinë e aktivitetit të Thirrjes Islame në krejt hartën e vendit.

Në prag të nisjes së haxhilerëve drejt vendeve të shenjta, u dha udhëzim që dy hytbet e ardhme, ato të datave 9 dhe 16 qershor 2023, në të gjitha xhamitë e Shkodrës, t’i kushtohen vlerave dhe mesazheve të Haxhit.

U diskutua për disa çështje me rëndësi, që prekin thelbin e angazhimit të secilit dhe rritjes së profesionalizmit dhe përgjegjësisë në drejtim të gjallërimit të jetës fetare, ruajtjes së traditave dhe ekuilibrit në komunitet.

Myftiu dëgjoi edhe mendimet dhe sugjerimet e disa prej imamëve, me ç’rast u vendos që takimi i ardhshëm të zhvillohet në xhaminë e kalasë së Drishtit.