Imamët, një hytbe e veçantë në prag të Haxhit 1438

Paraditën e së enjtes, më 6 korrik 2017, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, zhvilloi një takim pune me imamët e xhamive kryesore, me të cilët diskutoi rreth disa çështjeve që lidhen me aktivitetin pas Ramazanit.

Ndër të tjera, Myftiu udhëzoi që e xhumaja e datës 7/7/2017, në të gjitha xhamitë e Shkodrës, qytet dhe fshat, të ketë si bosht kryesor vlerat dhe madhështinë e Haxhit, si një shtyllë e rëndësishme e fesë.

Njëkohësisht, u lajmërua se kufiri i fundit i regjistrimit te haxhilerëve të sivjetshëm do të jetë data 10 korrik 2017.

U caktua dita e organizimit të tubimit të imamëve, muezinëve dhe këshillave të xhamive për “Mbledhjen e Raporteve të Ramazanit”, (viti 1438), një risi, që nis për herë të parë këtë vit, në kuadër të analizimit të gjerë të aktivitetit gjatë Ramazanit; mendimeve, ideve, sugjerimeve, vërejtjeve dhe kërkesave në drejtim të përmirësimit të angazhimeve dhe shërbimeve të Myftinisë Shkodër gjatë Muajit Ramazan.